Barcelona nuk përmbahet, tani hidhet në sulm edhe për Bernardo Silvën

Barcelona nuk përmbahet, tani hidhet në sulm edhe për Bernardo Silvën

Bernardo Silva gjithnjë ka qenë një objektiv i merkatos për Barcelonën. Futbollisti portugez gjithnjë është pëlqyer nga presidenti Laporta dhe drejtuesit e tjerë të klubit që në fakt e kërkuan edhe përpara 3 vitesh kur në stol ishte Xavi Hernandez. Por në atë kohë Bernardo Silva vendosi të rinovojë me Manchester City. Por tani, sipas të përditshmes spanjolle ‘Sport’ gjërat kanë ndryshuar. Në moshën 31 vjeçare, portugezi vendosi të lërë Premier League në kërkim të një aventure të re. Tashmë është një futbollist i lirë dhe është vënë në kërkim të një skuadre të re me një prioritet të qartë. Atë që nuk ndodhi përpara 3 vitesh, ai shpreson ta realizojë tani; të luajë te Barcelona. Portugezi e admiron klubin blaugrana dhe qytetin e Barcelonës...