Barcelona konfirmon ofertën 100 milionë euro për Julian Alvarez, Atletico Madrid “mbyll sytë”

Barcelona konfirmon ofertën 100 milionë euro për Julian Alvarez, Atletico Madrid “mbyll sytë”

Barcelona ka konfirmuar se i ka dërguar zyrtarisht një ofertë prej 100 milionë eurosh Atletico Madridit për sulmuesin argjentinas Julian Alvarez. Sipas raportimeve të Mundo Deportivo, të mbështetura nga burime të besueshme brenda klubit katalanas, oferta është dërguar përmes drejtorit sportiv Mateu Alemany dhe trajtohet si një operacion normal merkatoje. Nga ana tjetër, Atletico Madrid ka mohuar ekzistencën e ofertës, duke e cilësuar atë si një “gënjeshtër”. Barcelona këmbëngul se propozimi është real dhe pret një përgjigje zyrtare nga klubi madrilen. Tensionet mes dy klubeve janë shtuar ditët e fundit, por drejtuesit e Barcelonës nuk dëshirojnë të përfshihen në polemika publike. Burime pranë klubit katalanas bëjnë të ditur se fokusi kryesor mbetet dëshira e vetë lojtarit për t’u transferuar në “Camp Nou”. Sipas raportit, Alvarez...