Barcelona, kampione e La Liga/ Mijëra katalanas festojnë në shesh…me Balde dhe Casado(VIDEO)

Barcelona, kampione e La Liga/ Mijëra katalanas festojnë në shesh…me Balde dhe Casado(VIDEO)

Barcelona mbrëmjen e së dielës fitoi titullin kampion të La Ligas për herë të 29 në historinë, një triumf që ka një shije të veçantë duke qenë se erdhi duke mundur rivalët e përjetshëm të Realit të Madridit. Tifozë të shumtë vërshuan në rrugët e qytetit për të festuar këtë titull mëse të merituar të katalanasve, që ishte i dyti radhazi me Hansi Flick në pankinë. Duke qenë se shatërvani i famshëm Canaletas ishte i bllokuar për shkak të punimeve që po bëhen për rikonstruksionin e La Rambla, tifozët e Barcelonës iu drejtuan Sheshit Catalunya për të festuar suksesin, në një mbrëmje ku nuk munguan as koret thumbuese në drejtim të Realit të Madridit Në një ditë kaq të vështirë dhe të komplikuar për Hansi...