Kupa e Botës: Anglia e nis me këmbë të mbarë, fitore spektakolare ndaj Kroacisë (video)
Anglia e ka filluar me fitore rrugëtimin në Kupën e Botës 2026, duke mundur 4-2 Kroacinë, në një ndeshje të jashtëzakonshme, të luajtur në Texas. “Tre Luanët” e drejtuar nga Thomas Tuchel e nisën vrullshëm takimin. Në minutën e 9-të, Luka Modric bën një gabim fatal dhe godet Noni Madueke brenda në zonë. Arbitri kryesor i takimit, Clement Turpin, nuk ka dyshime dhe tregon gishtin nga pika e bardhë e penalltisë. Godet i zakonshmi Harry Kane, pret Dominik Livakovic. Por penalltia ripërsëritet, pasi portieri kroat kishte dalë totalisht nga vija fundore. Godet sërish Kane dhe këtë herë topi përfundon në rrjetë. Në minutën e 36-të erdhi goli i barazimit për kroatët. Pas një aksioni të shpejtë dhe një super asistit të Petar Susic, ishte Martin...
Burimi:
telesport.al