Kupa e Botës: Anglia dhe Kroacia dhurojnë spektakël, katër gola të shënuar (video)
Në Texas po luhet ndeshja e parë e grupit L, mes Anglisë dhe Kroacisë. Pjesa e parë është mbyllur në barazim 2-2. “Tre Luanët” e drejtuar nga Thomas Tuchel e nisën vrullshëm takimin. Në minutën e 9-të, Luka Modric bën një gabim fatal dhe godet Noni Madueke brenda në zonë. Arbitri kryesor i takimit, Clement Turpin, nuk ka dyshime dhe tregon gishtin nga pika e bardhë e penalltisë. Godet i zakonshmi Harry Kane, pret Dominik Livakovic. Por penalltia ripërsëritet, pasi portieri kroat kishte dalë totalisht nga vija fundore. Godet sërish Kane dhe këtë herë topi përfundon në rrjetë. Në minutën e 36-të erdhi goli i barazimit për kroatët. Pas një aksioni të shpejtë dhe një super asistit të Petar Susic, ishte Martin Baturina i cili...
Burimi:
telesport.al