Kualifikueset për Kupën e Botës: Shqipëria mbyll përgatitjet dhe ëhstë gati për sfidën ndaj Çekisë

Kualifikueset për Kupën e Botës: Shqipëria mbyll përgatitjet dhe ëhstë gati për sfidën ndaj Çekisë

4 Qershor 2026 21:39 Telesport Kombëtarja e vajzave zhvilloi pasditen e kësaj të enjteje stërvitjen e fundit dhe zyrtare në prag të ndeshjes së nesërme ndaj Çekisë, e vlefshme për kualifikueset e Botërorit “Brazil 2027”. Nën drejtimin e trajnerit Armir Grima dhe stafit teknik, skuadra kuqezi zbriti në fushë në stadiumin ku do të zhvillohet ndeshja, duke mbyllur përgatitjet për sfidën e rëndësishme që do të luhet nesër. Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se mbrojtësja Armera Tukaj zhvilloi një program të veçuar stërvitor për shkak të një shqetësimi muskulor. Pjesa tjetër e skuadrës është në dispozicion të stafit teknik dhe gati për takimin ndaj përfaqësueses çeke. Ndeshja Çeki – Shqipëri do të luhet nesër në stadiumin “FK Viktoria Žižkov”, duke nisur nga...