Kualifikueset për Kupën e Botës 2027, trajneri Grima premton rezultat pozitiv ndaj Çekisë

Kualifikueset për Kupën e Botës 2027, trajneri Grima premton rezultat pozitiv ndaj Çekisë

Kombëtarja e vajzave është gati për sfidën e nesërme ndaj Çekisë e vlefshme për kualifikueset e Botërorit 2027. Skuadra kuqezi zhvilloi pasditen e sotme stërvitjen zyrtare në stadiumin e ndeshjes, “FK Viktoria Žižkov”, nën drejtimin e stafit teknik, duke mbyllur kështu përgatitjet për takimin e rëndësishëm në Pragë. Në një prononcim për FSHF.org, trajneri Armir Grima foli për kundërshtarin e nesërm dhe objektivat e skuadrës. “Është ndeshje e vështirë. E njohim ekipin çek, i dimë elementët cilësorë që ka. Do të mundohemi që t’i përballojmë me mënyrën tonë më të mirë të mundshme. Është shumë e rëndësishme të punojmë nga ana psikologjike për këtë kundërshtar dhe vajzat të jenë të qeta për ta përballuar me sukses. Nuk është kundërshtar që s’mundemi ta kalojmë. Do të bëjmë...