Kualifikueset për Euro U-19: Shqipëria e mbyll me fitore dhe në vendin e dytë në grup
Kombëtarja U-19 e vajzave fitoi 3-0 ndaj Lihtenshtejnit në ndeshjen e tretë dhe të fundit në Grupin B5 të raundit të dytë kualifikues të Kampionatit Europian për këtë grupmoshë. Takimi u zhvillua në “Shtëpinë e Futbollit” dhe Shqipëria triumfoi me golat e Dilajda Leka, Klesta Ago dhe Albana Malaj. Trajnerja Daniela Kodra e nisi ndeshjen me këtë formacion titullar: Mone (GK), Rushaj, Nika, Kadiolli, Bajramaj, Ago (C), Bushati, Malaj, Qose, Reci, Leka Pjesa e parë u mbyll pa gola, me Shqipërinë që kishte kontrollin e lojës dhe krijoi disa raste të mira për shënim, por pa arritur konkretizimin. Në pjesën e dytë, vajzat e rritën ritmin dhe gjetën golin e avantazhit në minutën e 47-të me Lekën. Në minutën e 80-të, Shqipëria dyfishoi shifrat me...
Burimi:
telesport.al