Kosova zyrtarizon dy takime miqësore, dardanët të etur për sukses në duelet e mëdha
Ndërkohë që Shqipëria i ka përcaktuar miqësoret e saj në muajin qershor, ndaj Izraelit dhe Luksemburgut, edhe Kosova zyrtarizon duelet e saj. Kështu, referuar mediave sportive në Prishtinë, Kombëtarja e Kosovës do t’i zhvillojë dy ndeshje miqësore gjatë muajit qershor, në kuadër të përgatitjeve për edicionin e ri të Ligës së Kombeve që nis në shtator, e ku do të garojë në Ligën B. Dardanët fillimisht do të përballen me Kombëtaren e Çekisë, më 31 maj, në stadiumin “Epet Arena” në Pragë. Kjo ndeshje pritet të jetë një test i rëndësishëm për ekipin e drejtuar nga përzgjedhësi Franco Foda, përballë një kundërshtari cilësor evropian. Çekia e siguroi pjesëmarrjen në Botërorin 2026 pasi e mposhti Danimarkën pas penalltive në “play-off”-in evropian, duke u rikthyer në Kupën...
Burimi:
sot.com.al