Kombëtarja e Bushit performon me dinjitet me Italinë U21
Ekipi i Shqipërisë U21 luajti dje miqësoren e tyre kundër Italisë në stadiumin ‘Omero Tognon’ në Fontanafredda. Gabriele Kalvani shënoi golin vendimtar në pjesën e dytë për vendasit në një test me pak emocione. Ndeshja me italianët e vegjël ishte një provë e rëndësishme për kuqezinjtë e Bushit, të cilët kishin nevojë të konfirmonin pas atij barazimi ditë më parë me Slloveninë po në udhëtim 1-1. Një pjesë e parë e ekuilibruar me pak raste të qarta të pastra. tej kontrolit më të madh nga të kaltëritShqipëria u përgjigj me kompaktësi, duke mbyllur mirë hapësirat qendrore dhe duke u përpjekur të kundërsulmonte sa herë që ishte e mundur. Ndeshja mbeti e bllokuar, me një ritëm të ngadaltë dhe përqendrim të madh nga të dyja ekipet....
Burimi:
sportiim.al