Tetova ndjek Teutën nga stadiumi në ndeshjen vendimtare me Pogradecin, firma duket çdo ditë e më pranë
Siç Top Channel e ka raportuar javë më parë. Edlir Tetova pritet të jetë trajneri më i ri i Teutës, pak kohë pas largimit të Enkelejd Dobit. Këtë zhvillim e përforcon akoma më shumë edhe prania e vetë teknikut durrsak në stadiumin “Niko Dovana” gjatë ndeshjes së “play-out” me Pogradecin. Gjithsesi, duhet thënë se rënia në Kategorinë e Parë do ta ndryshonte komplet situatën, pasi Tetova kërkon sfida të mëdha. Teuta është favorite absolute në këtë ndeshje, por në 90 minuta asgjë nuk është e pamundur dhe liqenorët do të bëjnë të pamundurën për të kthyer situatën. Top Channel
Burimi:
top-channel.tv