Kategoria e Parë/ Skënderbeu frenohet nga Pogradeci, Laçi afrohet  ndjeshëm

Kategoria e Parë/ Skënderbeu frenohet nga Pogradeci, Laçi afrohet ndjeshëm

Këtë të shtunë u zhvilluan ndeshjet e javës së 32 të Kategorisë së Parë dhe dueli mes Skënderbeut dhe Laçit për fitoren e titullit në këtë kampionat po bëhet më e ndezur se kurrë dhe meritën për këte e ka Pogradeci. Në Korçë, skuadra liqenore arriti t’i marrë në çastet e fundit një barazim 1-1 skuadrës së Skënderbeut që vazhdon të jetë në krye të klasifikimit me 77 pikë, por tani skuadra korçare ndjen shumë pranë Laçin që i është afruar në vetëm 1 pikë. Kurbinasit në fakt arritën të fitojnë sfidën e tyre ndaj Kukësit duke u ngjitur në kuotën e 76 pikëve, ndërkohë që më larg është Pogradeci i vendit të tretë që pas barazimit me Skënderbeun shkon në 68 pikë. Nuk pati...