Kategoria e Parë/Kryesueset nuk gabojnë në ndeshjet e javës së 30
Të gjitha ndeshjet e javës së 30 të Kategorisë së Parë u zhvilluan këtë të shtunë ku asnjë prej skuadrave kryesuese të kampionatit nuk gaboi. Kështu Skëndërbeu mori një fitore të vlefshme jashtë fushës së saj teksa mposhti Burrelin me rezultatin e ngushtë 1-0 ku për korçarët mjaftoi goli i Beshirajt për të marrë këtë 3 pikësh. Ishte një ndeshje ku nuk munguan momentet e tensionit, momente që u panë pikërisht pas golit të korçarëve teksa pati një pretendim për një rinisje të lojës pa u kryer një zëvendësim. Fitore jashtë fushe shënoi edhe skuadra e Laçit që mposhti Kastriotin me rezultatin 2-1. Nuk gaboi as Pogradeci i vendit të tretë që shkatërroi Kukësin duke e mundur me rezultatin e thellë 5-1. Suprizën në këtë...
Burimi:
top-channel.tv