Kategoria e Parë: Mbyllet sezoni i rregullt, ja verdiktet. Nesër luhet finalja për vendin e parë

Kategoria e Parë: Mbyllet sezoni i rregullt, ja verdiktet. Nesër luhet finalja për vendin e parë

3 Maj 2026 17:05 Telesport Kanë përfunduar 5 nga 6 ndeshjet e javës së 33-të dhe të fundit për këtë sezon në Kategorinë e Parë. Në ndeshjet e sotme nuk është se ka pasur ndonjë befasi, pasi janë rezultate që priteshin. Lushnja është mposhtur në shtëpi 1-4 nga Kastrioti, duke e mbyllur kështu në vend të fundit dhe do të luajë në Kategorinë e Dytë vitin tjetër. Bashkë me lagunarët në Kategorinë e Dytë zbret edhe Apolonia, e cila ndeshjen e fundit barazoi 4-4 me Burrelin. Kukësi fiton 2-1 ndaj Besës dhe përfundon në play-out, ku do të ndeshet me një ekip të Kategorisë së Dytë. I njëjti fat edhe për Luftëtarin, që ndeshjen e fundit fitoi në shtëpi 3-0 ndaj Pogradecit. Në ndeshjen e...