Kasalla në Ukrainë, Repaj e …ndjek
Ai ishte zbullimi i edicionit 2025/26 në Abissnet Superiore me Vorën. Shënoi 13 gola dhe dha 5 asiste. Mesfushori sulmues nga Fushë Kruja Irgi Kasalla u shit shpejt teksa ditët e fundit të majit u prezantua zyrtarisht te klubi ukrainas i Kolos Kovalivka. Kontratë 3-vjeçare e gjysmë deri në fund të dhjetorit 2029 (flitet për 250 mijë euro). Fill pasi u prezantua te klubi ku aktivizohet Arlinaldo Rrapaj, klubi i Vorës doli me një mesazh për ish-futbollistin e tij: “Futboll Klub Vora ka arritur marrëveshjen me skuadrën ukrainase FC Kolos Kovalivka për transferimin e lojtarit Irgi Kasalla, duke shënuar një tjetër hap të rëndësishëm në karrierën e futbollistit. Lojtari është prezantuar zyrtarisht ditën e sotme (djeshme) te skuadra e tij e re, duke nisur kështu...
Burimi:
sportiim.al