Kampione për herë të 13 radhazi, Vllaznia mbretëresha e futbollit të vajzave në Shqipëri
Vllaznia në futbollin e vajzave u kurorëzua për të 13-ën herë kampione e Shqipërisë. Vajzat shkodrane fituan 2-0 në finale përballë Apolonisë me gola e shënuar nga kapitenia Doçi dhe sulmuesja Deda. Pas këtij suksesi të 13-të me radhë, Presidenti i Vllaznisë Lazër Matija thotë se pavarësisht tendenca, skuadra e tij e drejtoi kampionatin në rrugën e duhur. Trajneri i ekipit kuqeblu Nikolin Lekaj thotë se Vllaznia e meritoi 100% titullin kampion. Disa prej protagonisteve të Vllaznisë të vajzave, pas këtij triumfi shprehen se Federata Shqiptare e Futbollit duhet që të ketë një mbështetje më të madhe për futbollin e vajzave dhe bëjnë apel që futbollit të luhet në fushë dhe jo jashtë saj. Vllaznia e mbylli me 12 pikë diferencë kampionatin por FSHF vendosi...
Burimi:
javanews.al