Ka gjykuar edhe finalen e Champions, zbulohet gjyqtari i finales së madhe të Kupës së Botës

Ka gjykuar edhe finalen e Champions, zbulohet gjyqtari i finales së madhe të Kupës së Botës

17 Korrik 2026 10:30 Telesport “Ishtë një tronditje e madhe kur Collina tha emrin tim”. Është ky komenti i parë dhënë nga gjyqtari slloven Slavko Vincic, 45 vjeç, që do të gjykojë finalen e Kupës së Botës mes Argjentinës dhe Spanjës. FIFA njoftoi në orët e fundit emrin e personit që do të vendosë drejtësi në finalen e 19 korrikut, në “MetLife Stadium”. Imazhet kur emri i tij përmendet nga Collina, ka bërë xhiron e botës, pasi ai përlotet mes kolegëve të tij. E gjithë kjo pavarësisht faktit se ai nuk ishte midis favoritëve për ta gjykuar, por slloveni do ta ketë këtë privilegj në New York. Emocionet e pushtuan Vincic, i cili festoi me kolegët e tij dhe u duartrokit nga i gjithë grupi...