Jorge Martin triumfon në garën sprint në Le Mansh, Bezzecchi mbron kreun, rrëzohet Marquez
9 Maj 2026 15:35 Telesport Piloti spanjoll i Aprilia, Jorge Martin, fitoi të shtunën garën sprint të zhvilluar në pistën e Le Mansh, në Francë. Një sukses i merituar i ish-kampionit të botës në MotoGP. Në vendin e dytë dhe të tretë u klasifikuan dy pilotë italianë. I dyti u rendit Francesco Bagnaia me Ducati, ndërsa i treti u klasifikua Marco Bezzecchi, me motorin tjetër Aprilia. Bezzecchi, falë këtij podiumi, mbron kreun e renditjes botërore. Një garë për t’u harruar për spanjollin e Ducati, Marc Marquez. Ai u rrëzua nga fundi i garës dhe dukej i dëmtuar. 13 xhirot e zhvilluar sot në pistën franceze dhuruan emocione, por Aprilia duket se po kalon një sezon pozitiv. Me dy pilotë në podium, motori Aprilia po bën...
Burimi:
telesport.al