Jordi Alba tregon natën më të keqe në karrierë: Nuk dola për shumë kohë nga shtëpia

Jordi Alba tregon natën më të keqe në karrierë: Nuk dola për shumë kohë nga shtëpia

3 Qershor 2026 16:11 Telesport Në një intervistë të fundit, ish-mbrojtësi i Barcelonës, Jordi Alba, ka treguar natën e tij më të keqe në karrierë. Bëhet fjalë për gjysmëfinalen e kthimit ndaj Liverpool në sezonin 2018/2019, ku Barcelona kishte fituar 3-0 në “Camp Nou”, por u mund 4-0 në ndeshjen e kthimit. Pas eliminimit, qarkulloi një foto në rrjetet sociale, ku Jordi Alba ishte me kokën ulur dhe u tha që ishte duke e qarë. Mbrojtësi ka sqaruar edhe këtë moment. “Nata më e keqe e karrierës sime ishte ajo ndeshje ndaj Liverpool. Atë foto që publikuan… Nuk po qaja në pushim, thjesht ndihesha keq. Gabova te goli i parë i Liverpoolit. Kishim një epërsi 3-0 nga ndeshja e parë… nuk mund të na shpëtonte....