Japonia e Suedia ‘biskotë’ për kualifikimin e dyfishtë, aziatikët gjejnë Brazilin në raundin tjetër
Në Teksas, Japonia dhe Suedia barazuan 1-1. Pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura, teksa e dyta nisi furishëm. Ishin aziatikët që kaluan të parët në epërsi me golin e Daizen Maedas, kjo pas një aksioni shumë të bukur me kombinime të rrjedhshme. Vetëm gjashtë minuta zgjati epërsia e Japonisë pasi Anthony Elanga shënoi një supergol nga kufijtë e zonës duke lënë të shtangur në portë Suzukin. Yuto Nagatomo hyri në histori si lojtari i parë aziatik që luan në pesë Kupa Bote (2010, 2014, 2018, 2022, 2026), pasi mori minuta gjatë këtij dueli. RENDITJA – Pas ndeshjes së fundit në këtë grup, Grupi F mbyllet me kryesimin e Holandës me shtatë pikë, më pas vjen Japonia me pesë pikë, Suedia me katër pikë...
Burimi:
ntv.al