Infrastruktura/ Katundi i ri në Durrës do të bëhet me stadium të ri
Në projektin e FSHF-së të viteve të fundit ka qenë ndërtimi i sa më shumë fushave brenda e jashtë Tiranës. Një pjesë kanë përfituar, nga këto projekte dhe sot janë me fushë të re, përfshi edhe Përrenjasin. Ndërkohë, pas miratimit të projektit për ndërtimin e një fushe të re futbolli në Katundin e Ri, kanë nisur punimet për realizimin e këtij investimi, që vjen si një bashkëfinancim mes FSHF-së dhe Bashkisë Durrës. Bashkia e Durrësit ka marrë përsipër realizimin e punimeve infrastrukturore, duke përfshirë ndërtimin e bazamentit, dhomave të zhveshjes dhe tribunës së mini-stadiumit, që do të ketë një kapacitet prej 735 ulësesh. Ky investim do të krijojë kushte moderne dhe bashkëkohore për zhvillimin e aktiviteteve sportive në zonë. Ndërkohë, në kuadër të këtij bashkëpunimi,...
Burimi:
sot.com.al