Guimaraes tek Arsenal, Newcastle ka gati 100 milionë euro për yllin e Bundesligës

Guimaraes tek Arsenal, Newcastle ka gati 100 milionë euro për yllin e Bundesligës

6 Gusht 2026 19:54 Telesport Newcastle ka qënë klubi që ka pësuar firot më të mëdha këtë verë, duke humbur tre shtyllat kryesore të ekipit. Anthony Gordon u transferua te Barcelona, Sandro Tonali u transferua te Tottenham dhe Bruno Guimaraes drejt zyrtarizimit tek Arsenal. Sipas L’Equipe, Newcastle ka piketuar zëvendësuesin e Guimaraes dhe ka gati një ofertë të jashtëzakonshme prej 100 milionë eurosh për transferimin e tij. Bëhet fjalë për mesfushorin e Gjermanisë dhe të Borussia Dortmundit, Felix Nmecha, vlera e të cilit është rritur ndjeshëm pas perfomancës së tij në Botëror. Për të gjetur gjuhën e përbashkët me klubin verdhezi, Neëcastle ka bërë gati 100 milionë euro.