Galatasaray heq dorë nga Leao dhe hidhet në “sulm” për yllin e Arsenalit

Galatasaray heq dorë nga Leao dhe hidhet në “sulm” për yllin e Arsenalit

6 Gusht 2026 20:57 Telesport Duke qenë se oferta zyrtare e Galatasaray prej 35 milionë euro u refuzua nga Milan për Rafael Leao, klubi turk ka hedhur sytë nga një tjetër objektiv për krahun e majtë të sulmit dhe ka piketuar Gabriel Martinellin e Arsenalit. Braziliani ka hyrë në vitin e fundi të kontratës me klubin londinez, ndaj mund të largohet këtë verë, për të mos rrezikuar largimin falas një vit më pas. Edhe pse objektivi kryesor i Galatasaray është transferimi i Leao, kjo duket e vështirë, pasi Milan nuk pranon asnjë ofertë nën 50 milionë euro. Ndërkohë që marrëveshja me Arsenalin mund të arrihet për një shifër mes 35-40 milionë euro.