Merr fund telenovela e verës. Vinicius Junior rinovon me Real Madridin. Ja njoftimi zyrtar
Real Madrid ka zyrtarizuar sot dy goditje të mëdha. Së pari, transferimin e Yan Diomande për një shifër totale rreth 140 milionë euro bashkë me bonuset dhe së dyti rinovimin e kontratës me Vinicius Junior deri në vitin 2032. “Real Madrid C. F. dhe Vinicius Jr. kanë rënë dakord për zgjatjen e kontratës së lojtarit tonë, e cila e lidh atë me klubin deri më 30 qershor 2032. Vinicius Jr. iu bashkua Real Madridit në korrik 2018 në moshën 18 vjeç. Në tetë sezonet e tij duke veshur fanellën tonë, ai ka luajtur 375 ndeshje, ka shënuar 128 gola dhe ka fituar 14 tituj: 2 Liga Kampionësh, 3 Kupa Bote për Klube, 2 Superkupa UEFA, 3 tituj LaLiga, 1 Kupë Mbreti dhe 3 Superkupa Spanjolle....
Burimi:
telesport.al