Ikona e futbollit në Brazil e veshi në Botërorin 1958, del në ankand bluza e Pelé
Bluza ikonike me numrin 10 të Brazilit, e veshur nga legjenda Pelé në finalen e Botërorit të vitit 1958, ku ai shpërtheu para botës, ka korrur një sukses të jashtëzakonshëm përpara mbylljes së ankandit më 16 korrik, duke kapur tashmë vlerën e 1 milion dollarëve. Kjo veshje historike është vetëm një prej disa xhevahireve të rralla që po shiten gjatë kësaj periudhe nga e njëjta shtëpi e famshme ankandesh, Sotheby’s në New York. Përveç relikteve sportive, blerësit po konkurrojnë edhe për një pjesë të historisë së teknologjisë: një kompjuter funksional Apple-1 i vitit 1976. Ky produkt i parë i projektuar nga Steve Wozniak pritet të kapë vlerën deri në 500 mijë dollarë në mesin e muajit korrik. Kjo maratonë ankandesh kulmon me objektet që shënojnë...
Burimi:
javanews.al