Herri Kejn beson se Bajerni i Mynihut do ta përmbysë Paris SG në duelin e kthimit

Herri Kejn beson se Bajerni i Mynihut do ta përmbysë Paris SG në duelin e kthimit

Adriatik BALLA Liga e Kampioneve po dhuron emocione të forta dhe ndeshja midis Paris San Zhermenit dhe Bajernit të Mynihut e luajtur mbrëmjen e së martës rezultoi një spektakël i vërtetë. Ndeshja u fituar nga francezët 5-4 por ky rezultat e lë të hapur mundësinë e kualifikimit, pasi ndeshjen e kthimit gjermanët e presin në shtëpinë e tyre. Pas takimit optimizmi i tyre ishte i madh dhe deri diku i argumentuar. Kështu, Herri Kejn beson se shpirti luftarak i Bajernit të Munihut në humbjen emocionuese nga PSG-ja, 5:4, do të jetë vendimtar në ndeshjen e kthimit të gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve. Bajerni e pret fituesin në fuqi të Championsit, të mërkurën e ardhshme. Bavarezët dukeshin të dorëzuar kur francezët i shënuan dy gola në...