Granit Xhaka “on top” në Kupën e Botës, njihuni me mesfushorët më të mirë për pasimet nën presion
Faqja e njohur e statistikave sportive, “Gradient Sports”, ka publikuar klasifikimin e futbollistëve, të cilët kanë spikatur më së shumti në pasimet e realizuara nën presion gjatë fazës së grupeve të Kupës së Botës 2026. Analiza, e bazuar në 36 ndeshjet e para të turneut, vendos në krye të renditjes mesfushorin dhe kapitenin e Zvicrës, Granit Xhakën, i cili ka grumbulluar 91.8 pikë. Sipas vlerësimit, Xhaka është dalluar për saktësinë dhe efikasitetin e tij në shpërndarjen e topit në momentet kur kundërshtarët ushtrojnë presion të fortë, duke treguar qetësi dhe cilësi të lartë në menaxhimin e lojës. Në vendin e dytë renditet mesfushori i Spanjës, Rodri, me 90.8 pikë. Lojtari i njohur spanjoll ka vazhduar të dëshmojë aftësitë e tij si dirigjent i mesfushës, duke...
Burimi:
javanews.al