Gjysmëfinalja e Botërorit 2026/ Spanja udhëheq ndaj Francës, një gol vendos pjesën e parë të ndeshjes

Gjysmëfinalja e Botërorit 2026/ Spanja udhëheq ndaj Francës, një gol vendos pjesën e parë të ndeshjes

Spanja po fiton 0-1 ndaj Francës, në ndeshjen e vlefshme për gjysmëfinalen e Botërorit. Vendimtare në këtë fraksion rezultoi një penallti, e shkaktuar në mënyrë naive nga Digne. Nga pika e bardhë u tregua i saktë Oyarzabal, i cili mposhti Maignan. “Gjelat” u përpoqën që të reagojnë, por hasën vështirësi. Në fundin e fraksionit, spanjollët iu afruan golit të dytë, duke shkaktuar “drithërima” në stadium.