Gjoba dhe ndeshje pa tifozë, Disiplina zbulon vendimet

Gjoba dhe ndeshje pa tifozë, Disiplina zbulon vendimet

Komisioni i Disiplinës pranë FSHF-së ka dhënë vendimet e tij pas tensioneve të regjistruara në “Elbasan Arena”. Elbasani dhe Tirana janë dënuar me nga dy ndeshje pa tifozë dhe gjoba të majme, 500 mijë dhe 300 mijë lekë respektivisht, si pasojë e dështimit në garantimin e rendit dhe hyrjes së tifozëve në fushë. Për elbasanasit, dënimi do të nisë të zbatohet në sezonin e ri 2026–2027. Masat nuk janë ndalur vetëm te Superiorja. Sopoti është gjobitur për hedhje sendesh, ndërsa zyrtari i Bylisit, Arbër Sino, është pezulluar me katër ndeshje për sjellje josportive. VENDIMET: 1. AF Elbasani, për dështim në garantimin e rendit dhe sigurisë gjatë zhvillimit të ndeshjes, duke lejuar hyrjen e personave të paautorizuar në fushën e lojës, si dhe për sjellje të...