FSHF zgjedh formacionin më të mirë të javës në kampionatin shqiptar

FSHF zgjedh formacionin më të mirë të javës në kampionatin shqiptar

3 Maj 2026 11:34 Telesport Drejtoria Teknike e FSHF ka përzgjedhur formacionin dhe trajnerin më të mirë të javës së 34-t në kampionatin “Abissnet Superiore”. Skema e përzgjedhur është 1-4-3-3, me emra që kanë bërë diferencën për skuadrat e tyre. Në portë është vendosur Roberts Ozols i Bylisit. Mbrojtja përbëhet nga Jurgen Vrapi (Vora), Dime Dimov (Bylis), Diar Halili (Tirana) dhe Usni Ismaili (Dinamo City), të gjithë protagonistë në sukseset e skuadrave respektive. Në repartin e mesfushës janë përzgjedhur Bernard Karrica (Vora), Denis Pjeshka (Flamurtari) dhe Taofeek Malomo (Dinamo City). Sulmi përbëhet nga Erald Maksuti (Flamurtari), Walisson (Bylis) dhe Rimal Haxhiu (Tirana), që u shfaqën vendimtarë në fazën ofensive. Trajneri më i mirë i javës është shpallur Mirel Josa, pas fitores së rëndësishme të Bylisit...