Lojë me Dakun në Rusi, menaxheri rus i kërkon Rubin Kazanit ta largojë

Lojë me Dakun në Rusi, menaxheri rus i kërkon Rubin Kazanit ta largojë

Adriatik BALLA Sulmuesi Mirlind Daku është bërë objekt kritikash të forta nga analistët rusë, ndërsa paralelisht vazhdon të përmendet si një objektiv i mundshëm i Spartakut të Moskës. Agjenti dhe eksperti i njohur rus, Timur Gurtskaja, ka bërë një nga deklaratat më të bujshme të ditëve të fundit, duke kërkuar publikisht që Rubin Kazani të mos humbasë kohë dhe ta shesë Mirlind Dakun përpara mbylljes së afatit kalimtar. Komentet e tij erdhën pas ndeshjes së javës së parë të kampionatit rus, ku Rubini u mposht në shtëpi me rezultatin 3-1 nga kampioni në fuqi, Krasnodari. Daku realizoi golin e vetëm të skuadrës së tij, por kjo nuk mjaftoi që Gurtskaja të ndryshonte mendimin për paraqitjen e sulmuesit shqiptar. Sipas tij, Daku po luan vetëm për...