FSHF inspekton stadiumet e Kategorisë së Parë, ja tre kushtet që duhet të plotësojnë
Federata e Futbollit vijon procesin e vlerësimit të stadiumeve të Kategorisë së Parë, në funksion të përmirësimit të kushteve infrastrukturore, transmetimit televiziv dhe implementimit të sistemit VAR nga sezoni 2026/2027. Në këtë kuadër, Departamenti i Licencimit në FSHF, në bashkëpunim me ekspertët përkatës, ka zhvilluar vizita inspektuese në disa stadiume të vendit, konkretisht në “Redi Maloku” në Fushë-Krujë, “Besëlidhja” në Lezhë, “Sopoti” në Librazhd, “Korabi” në Peshkopi, “Liri Ballabani” në Burrel dhe “Oriku” në Orikum. Qëllimi i këtyre inspektimeve është vlerësimi i gjendjes aktuale të impianteve dhe evidentimi i ndërhyrjeve të nevojshme për përmbushjen e kritereve të licencimit, me synim zhvillimin e ndeshjeve në kushte më të mira organizative dhe teknike. Gjatë inspektimeve janë vlerësuar elementë si fusha e lojës, dhomat e zhveshjes, ambientet funksionale,...
Burimi:
telesport.al