Franco Mastantuono do të largohet nga Real Madrid, por jo nga La Liga. Zbulohet prapaskena e fundit për argjentinasin

Franco Mastantuono do të largohet nga Real Madrid, por jo nga La Liga. Zbulohet prapaskena e fundit për argjentinasin

31 Maj 2026 21:24 Telesport Sezoni i parë i Franco Mastantuono te Real Madrid nuk ishte ashtu siç priste argjentinasi, i cili luajti rreth 1480 minuta dhe kontriboi me 3 gola dhe 1 asist. Duke luajtur një rol dytësor sezonin e tij të parë, Mastantuono pritet të largohet diku tjetër, për të fituar përvojën e duhur për t’u rikthyer i gatshëm për të qenë titullar te Real Madrid. Sipas Estadio Deportivo, destinacioni i ri i Mastantuno mund të jetë Villarreal. “Nëndetësja” e cila do të luajë edhe në Champions League sezonin e ri, është e interesuar për shërbimet e yllit argjentinas. Shumë shpejt pritet të nisin negociatat zyrtare mes palëve. Kujtojmë se Real Madrid ka paguar 60 milionë euro te River Plate për kartonin e...