Flick merr lajmin e dhimbshëm pak para El Clasico-s, klubi i Real Madridit bën gjestin e bukur

Flick merr lajmin e dhimbshëm pak para El Clasico-s, klubi i Real Madridit bën gjestin e bukur

10 Maj 2026 16:05 Telesport Pak orë para El Clasico-s, ku Barcelona pret të sigurojë titullin kampion për këtë sezon edhe zyrtarisht, Hansi Flick ka marrë një lajm shumë të hidhur. I ati i trajnerit gjerman është ndarë nga jeta ditën e sotme. Barcelona i ka dhënë leje trajnerit gjerman për t’u larguar, por ai ka vendosur të jetë i pranishëm në El Clasico dhe të drejtojë ekipin si zakonisht nga stoli. Ndërkohë nuk ka munguar as reagimi i Real Madridit për këtë ngjarje. Përmes një deklarate zyrtare, klubi madrilen i shprh publikisht ngushëllimet trajnerit gjerman. “Real Madrid C.F., presidenti i saj dhe Bordi i Drejtorëve shprehin keqardhje të thellë për ndarjen nga jeta të babait të Hansi Flick, trajnerit të F.C. Barcelona. Real Madrid...