Flick: Jemi në rrugën e duhur, besojmë në forcat tona dhe synojmë një “remuntada”

Flick: Jemi në rrugën e duhur, besojmë në forcat tona dhe synojmë një “remuntada”

Trajneri i Barcelona, Hansi Flick, foli për mediat pak orë para ndeshjes së dytë çerekfinale të Champions League që klubi “blaugrana” do të luajë sot kundër Atlético Madrid. Katalanasit u mundën 0-2 në shtëpinë e tyre në sfidën e parë, ndaj sot nevojitet një performancë e fortë për të siguruar përmbysjen e kualifikimin. “Nuk jam i shqetësuar. Ajo që dua është të luajmë futboll të mirë”, tha Flick. “E dimë që mund të mbrohemi shumë më mirë, por është një çështje ekipi. Të gjithë në ekip duhet të jenë të bashkuar; duhet të mbrohemi si një njësi”, deklaroi trajneri gjerman. Më tej, Flick shtoi: “Pa topin, është shumë e rëndësishme të menaxhojmë hapësirën dhe ta zvogëlojmë atë. Kur e kemi topin, ky është stili ynë...