Finalja e madhe PSG–Arsenal/ Basti prej 1.5 milion $ i Drake ndez frikën e dështimit

Finalja e madhe PSG–Arsenal/ Basti prej 1.5 milion $ i Drake ndez frikën e dështimit

Sonte, vëmendja e të gjithë botës është e përqendruar në “Puskás Aréna” të Budapestit, ku Arsenal dhe PSG do të përplasin brirët për trofeun më të lakmuar të Europës, Champions League. Por, vetëm pak orë para ndeshjes, një “bombë” jashtë fushe ka tronditur kampin e londinezëve. Dhe jo, nuk bëhet fjalë për ndonjë dëmtim të minutës së fundit, por për diçka që tifozët e Arsenalit e konsiderojnë edhe më të rrezikshme: Drake sapo ka vendosur bast për ta! Sipas burimeve të besueshme nga CentreGoals, superylli kanadez i rrepit ka vendosur të luajë rëndë në bixhoz. Drake ka vendosur plot $1 milion që Arsenal do të shpallet kampion sonte përballë parisienëve. Sikur të mos mjaftonte kjo, ai ka shkuar edhe më tej në çmendurinë e tij financiare,...