FIFA u tërhoq nga ideja për shitjen e Kupës së Botës, UEFA nuk heq dorë, kërkon “kokën” e Infantinos

FIFA u tërhoq nga ideja për shitjen e Kupës së Botës, UEFA nuk heq dorë, kërkon “kokën” e Infantinos

Edhe pse FIFA u tërhoq nga ideja për shitjen e të drejtave tregtare të Kupës së Bortës investitorëve privatë, UEFA është e vendosur t’i shkojë çështjes deti në fund. “The Telegraph”, raporton se UEFGA do të nisë një mocion ndaj Infantinos nëse ky i fundit pas “skandalit” nuk do të jpë dorëheqjen. Bëhet me dije se 55 federatat anëtare të UEFA-s janë të gatshme të votojnë për largimin e presidentit të FIFA-s. Për të nisur procedurën nevojitet mbështetja e të paktën 43 federatave, prag që UEFA e plotëson. Përshkallëzimi i krizës vjen pasi FIFA u tërhoq nga plani për të shitur 30% të të drejtave tregtare të Kupës së Botës, pas kundërshtimit të gjerë nga federatat kombëtare, konfederatat kontinentale dhe aktorë të tjerë të futbollit....