Egnatia zyrtarizon largimin e Fangajt: Ishte histori suksesi

Egnatia zyrtarizon largimin e Fangajt: Ishte histori suksesi

Pasi luajti katër sezone me Egnatian mbrojtësi i djathtë Abdurraham Fangaj (28) mbyll me Egnatian. Klubi shkruan: Pas katër vitesh të jashtëzakonshme, rrugëtimi i Abdurrahman Fangajt me Egnatian përfundon, duke lënë pas një histori suksesi që do të mbetet përgjithmonë në kujtesën e klubit. Së bashku festuam 3 tituj kampionë, 2 Kupa të Shqipërisë dhe 1 Superkupë, suksese ku kontributi, përkushtimi dhe profesionalizmi yt ishin të pazëvendësueshme. Faleminderit për çdo ndeshje, çdo sakrificë dhe çdo moment krenarie që na dhurove me fanellën e Egnatias. Suksese në kapitullin e ri të karrierës. Post navigation