Egnatia fiton titullin kampion në Abissnet Superiore. Elbasani mposht Vllazninë, por duhet të kënaqet me vendin e dytë

Egnatia fiton titullin kampion në Abissnet Superiore. Elbasani mposht Vllazninë, por duhet të kënaqet me vendin e dytë

Egnatia është ekipi kampion në Abissnet Superiore për sezonin 2025/2026. Ky është titulli i tretë rresht kampion për rrogozhinasit. Engatia e mbylli sezonin e rregullt në vendin e tretë, por në tre javët e “Final Four”, fitoi ndaj të tre kundërshtarëve: 0-4 ndaj Elbasanit, 1-2 ndaj Vllaznisë dhe sot 2-0 ndaj Dinamos. Përsa i përket takimit të sotëm në “Elbasna Arena”, në minutën e 28-të, pati një kontakt në zonë mes Usni Ismailit dhe Bakayoko, arbitri tregon gishtin nga pika e bardhë e penalltisë. Godet, Alessandro Albanese dhe topi përfundon në rrjetë. Në minutën e 39-të, ishte sërish Albanese që gjeti rrjetën, pas një topi të kthyer mbrapsht gabim nga Malomo. Pjesa e parë mbyllet 2-0 për Egnatian. Rezultati nuk ndrushoi në pjesën e dytë....