E pabesueshme në Nigeri! Futbollisti u shpall i vdekur pas kolapsit në fushë, por ringjallet në morg!

E pabesueshme në Nigeri! Futbollisti u shpall i vdekur pas kolapsit në fushë, por ringjallet në morg!

Një ngjarje tronditëse ka përfshirë futbollin nigerian, pasi mbrojtësi Chinedu Ozor u shpall i vdekur pas një kolapsi gjatë një ndeshjeje miqësore, por më vonë shfaqi shenja lëvizjeje në morg. Ozor, futbollist i sapotransferuar te Katsina United, u rrëzua në minutat e para të një ndeshjeje përgatitore ndaj Niger Tornadoes. Pas incidentit, ai u dërgua me urgjencë në spital, ku mjekët e deklaruan të vdekur. Familjarët, tifozët dhe stafi i klubit u përballën me lajmin tragjik, ndërsa trupi i futbollistit u dërgua më pas në morg. Por situata mori një kthesë të jashtëzakonshme. Sipas raportimeve, në morg u vu re se Ozor kishte lëvizur dorën, duke shkaktuar reagimin e menjëhershëm të stafit mjekësor. Pas konstatimit të shenjave të lëvizjes, futbollisti u transportua me urgjencë drejt...