Superkupa e Europës mbetet në Paris, PSG mposht Aston Villën 2-1 në një finale dramatike!

Superkupa e Europës mbetet në Paris, PSG mposht Aston Villën 2-1 në një finale dramatike!

PSG ka arritur të triumfojë për të dytën herë radhazi në Superkupën e Europës. Aston Villa u mposht 2-1 në Strazburg. Ndeshja nisi mjaft mirë për francezët, të cilët kaluan në avantazh në minutën e 20-të. Khvicha Kvaratskhelia realizoi një gol të bukur pas një depërtimi në zonë, duke mposhtur portierin e Aston Villa me një goditje të saktë. Aston Villa reagoi para fundit të pjesës së parë dhe riktheu baraspeshën në minutën e 45-të. Pas një krosimi të John McGinn, Brian Madjo goditi saktë dhe dërgoi topin në rrjetë për rezultatin 1-1.Në pjesën e dytë, PSG gjeti sërish avantazhin. Në minutën e 61-të, Désiré Doué përfitoi nga një situatë e favorshme dhe shënoi për 2-1. Fillimisht goli u anulua për pozicion jashtë loje, por...