E merr me të qeshura…; Haaland befason me reagimin për largimin e Guardiolës
23 Maj 2026 11:18 Alfred Lleshi Gjithçka që fillon, një ditë mbaron. Pas 10 sezonesh në drejtimin e Manchester City, spanjolli Pep Guardiola do të drejtojë këtë të diel ndeshjen e tij të fundit në klubin ku ka qëndruar më gjatë si trajner. Ai largohet pas një sezoni të çuditshëm; i dobët në Champions League dhe me luhatje në Premier League, por me suksese në kupat vendase, ku fitoi dy trofe. Largimi i tij do të lërë një boshllëk të madh te City dhe lojtarët e tij, përfshirë Erling Haaland. Sulmuesi norvegjez reagoi në rrjetet sociale në mënyrë të veçantë, duke shkruar: “Do të më mungojnë bisedat e Pep në fushë”, shoqëruar me “emoji” të qeshurash. Një mesazh i thjeshtë, por domethënës, që tregon marrëdhënien e veçantë...
Burimi:
telesport.al