Vdekja e Maradonës, dëshmia tronditëse e masazhatorit: “Nuk donte të ngrihej nga shtrati, as të hante”

Vdekja e Maradonës, dëshmia tronditëse e masazhatorit: “Nuk donte të ngrihej nga shtrati, as të hante”

7 Gusht 2026 14:07 Alfred Lleshi Gati 6 vite pas vdekjes së Diego Armando Maradonës, në Argjentinë vazhdon procesi gjyqësor për të zbardhur rrethanat e ndarjes së tij nga jeta. Para gjykatës dëshmoi masazhatori i legjendës argjentinase, Nicolas Taffarel, i cili përshkroi gjendjen e rënduar të Maradonës në javët para 25 nëntorit 2020. “Nuk ngrihej nga shtrati, nuk donte të hante dhe nuk donte të lahej”, – deklaroi ai, duke shtuar se kishte kërkuar vazhdimisht nga stafi mjekësor ta monitoronte çdo ditë, shqetësim që sipas tij provohet edhe nga një mesazh audio i paraqitur në gjykatë. Taffarel kujtoi edhe takimin e fundit më 24 nëntor 2020: “I propozova të pinim një mate. Ai më tha: Nuk dua asgjë, Taffita, mjafton kaq. E pyeta çfarë donte...