Mbappe nis “sulmin” për Topin e Artë, tre golat e fundit e rikthejnë në garë
Kylian Mbappé e ka nisur sezonin e ri duke treguar se marrëdhënia e tij me golin vijon të jetë më e fortë se kurrë. Sulmuesi francez, golashënuesi më i mirë në historinë e Kupës së Botës dhe fitues i “Pichichi”-t në dy sezonet e fundit në kampionatin spanjoll, duket se e ka nisur sërish garën për trofeun individual më prestigjioz. Tre golat e shënuar ndaj Real Sociedad e vendosën menjëherë Mbappén në qendër të vëmendjes. Edhe pse trofetë e mëdhenj vijojnë t’i mungojnë francezit, ai nuk është dorëzuar dhe këtë e tregoi që në ndeshjen e parë të sezonit në “Santiago Bernabéu”. Sezonin e kaluar, Mbappé realizoi plot 58 gola. Me fanellën e Real Madridit shënoi 42 gola në 44 ndeshje, ndërsa 16 të tjerë...
Burimi:
ntv.al