NJË FATURË UJI, NJË MOTORSHARRË/ KU PO SHKON JETA NË PALLATET E TIRANËS?
Një konflikt në një pallat në zonën e Astirit në Tiranë ka përfunduar në një skenë tronditëse: një 74-vjeçar, administrator i pallatit, është plagosur rëndë, ndërsa një 35-vjeçar është arrestuar nga policia. Në vendngjarje janë sekuestruar një thikë dhe një motorsharrë, ndërsa pamjet e publikuara tregojnë ndërhyrjen e policisë dhe gjendjen e rënduar të të moshuarit. Sipas dëshmisë së një personi që ka dërguar pamjet në media, konflikti mes administratorit dhe 35-vjeçarit kishte nisur për një faturë uji dhe më pas kishte agravuar deri në dhunë. Ky version mbetet për t’u konfirmuar plotësisht nga hetimet. Por ngjarja e Astirit ngre një pyetje që shkon shumë përtej kronikës së zezë: KUSH I ZGJIDH KONFLIKTET NË PALLATET SHQIPTARE? Në mijëra pallate, administratorët menaxhojnë çdo ditë pagesa për...
Burimi:
ntv.al