Dështon pakti Rama-Meloni për emigrantët, 138 milionë euro për një qendër bosh

Dështon pakti Rama-Meloni për emigrantët, 138 milionë euro për një qendër bosh

Qendra e emigrantëve në Gjadër, një nga projektet më të bujshme të marrëveshjes Rama-Meloni, vijon të përballet me probleme dhe kritika. Sipas gazetës spanjolle “El País”, struktura në Shqipëri mbetet pothuajse bosh, ndërsa zbatimi i projektit është penguar nga beteja të shumta ligjore. Marrëveshja mes Shqipërisë dhe Italisë parashikonte që emigrantët e kapur në det nga autoritetet italiane të dërgoheshin në Gjadër. Aty do të kryheshin procedurat për shqyrtimin e kërkesave për azil dhe kthimin e personave që nuk do të përfitonin mbrojtje. Megjithatë, mekanizmi i parashikuar nga marrëveshja është përballur me pikëpyetje të forta ligjore. Gjykata e Drejtësisë së Bashkimit Evropian po shqyrton çështje që lidhen me ligjshmërinë e procedurave të azilit dhe ndalimit të emigrantëve jashtë territorit të BE-së. Një tjetër problem i...