Reforma territoriale dhe futbolli shqiptar. A rrezikojnë të “shkrihen” edhe klubet bashkë me bashkitë?

Reforma territoriale dhe futbolli shqiptar. A rrezikojnë të “shkrihen” edhe klubet bashkë me bashkitë?

Në Shqipëri, klubet e futbollit nuk janë vetëm skuadra që zbresin në fushë çdo fundjavë. Në shumë qytete të vogla ato janë historia e komunitetit, krenaria e brezave, arsyeja pse fëmijët ëndërrojnë të veshin fanellën e qytetit të tyre dhe një nga aktivitetet e pakta që ende bashkon njerëzit. Pikërisht për këtë arsye, reforma e re territoriale e propozuar nga mazhoranca socialiste nuk mund të analizohet vetëm nga këndvështrimi administrativ apo politik. Ajo ka edhe një dimension sportiv, për të cilin deri tani është folur shumë pak. Shkrirja e 15 bashkive nuk nënkupton vetëm zhdukjen e institucioneve vendore. Për shumë qytete, ajo mund të nënkuptojë edhe fillimin e fundit për klubet sportive që varen pothuajse 100% nga buxhetet e bashkive. Nëse shuhet Bashkia Cërrik, çfarë...