Gjimshiti drejt fundit të aventurës te Atalanta, Arabia Saudite e pret me kontratë milionëshe

Gjimshiti drejt fundit të aventurës te Atalanta, Arabia Saudite e pret me kontratë milionëshe

Një kapitull i rëndësishëm në karrierën e Berat Gjimshitit duket se po shkon drejt fundit. Kapiteni i Kombëtares shqiptare është shumë pranë largimit nga Atalanta, pas gati një dekade me fanellën zikaltër, për të nisur një aventurë të re në Arabinë Saudite. Sipas raportimeve, mbrojtësi 33-vjeçar ka arritur marrëveshje me klubin Al Diriyah, ndërsa mungon vetëm zyrtarizimi i transferimit. Gjimshiti ndodhej në vitin e fundit të kontratës me Atalantën dhe oferta e ardhur nga Arabia Saudite ka qenë vendimtare për të ndryshuar destinacion. Klubi italian pritet të përfitojë rreth 3 milionë euro nga shitja e kartonit të mbrojtësit shqiptar, ndërsa vetë lojtari do të nënshkruajë një kontratë 1+1, me një pagë që raportohet të arrijë 4 milionë euro në sezon. Ky transferim do ta rendiste...