Dy “dështakët” e Juventusit drejt Lyonit, bardhezinjtë gjejnë sulmuesin e ri te kampionët e Holandës

Dy “dështakët” e Juventusit drejt Lyonit, bardhezinjtë gjejnë sulmuesin e ri te kampionët e Holandës

21 Qershor 2026 9:10 Telesport Pas dështimit në sezonin e fundit për t’u kualifikuar në Champions League, Juventus po nis një projekt të ri, ku sigurisht do të ketë afrime të reja, por edhe shumë largime. Një nga dilemat e mëdha për sezonin e ri është sulmi. Bardhezinjtë ende nuk kanë gjetur sulmuesin titullar për sezonin e ardhshëm. Vlahovic nuk ka gjetur gjuhën e përbashkët për rinovimin e kontratës dhe ka vendosur të largohet. Edhe pse bardhezinjtë i kanë dërguar së fundmi një propozim të ri, por sulmuesi serb ende nuk ka kthyer përgjigje. Dy emrat e tjerë të sulmit, Lois Openda dhe Jonathan David, të cilët ishin dështim i plotë në sezonin e tyre të parë te bardhezinjtë, janë drejt largimit. Sipas CalcioMercato.com, David...