Drejtori Deko trego planet e Barcelonës për merkaton, bashkëpunon me trajnerin Flik

Drejtori Deko trego planet e Barcelonës për merkaton, bashkëpunon me trajnerin Flik

Adriatik BALLA Drejtori sportiv i Barcelonës, Deko, ka folur hapur për planet e klubit katalanas në prag të afatit kalimtar të verës, duke konfirmuar se drejtuesit Blaugrana janë duke punuar paralelisht në disa operacione për ta përforcuar skuadrën e Hansi Flick, shkruan “barcablaugranes”. Ish-mesfushori portugez e pranoi se Barcelona i ka nisur tashmë kontaktet e para me disa lojtarë dhe manaxherë, edhe pse negociatat zyrtare me klubet respektive nuk kanë hyrë ende në fazën përfundimtare. “Po punojmë. Do t’i afrojmë disa lojtarë. Jemi të interesuar për profile të ndryshme dhe kontaktet e para tashmë janë vendosur”, deklaroi Deko gjatë kthimit të tij në Barcelonë pas një udhëtimi në Londër. Sipas mediave spanjolle dhe angleze, një nga emrat që pëlqehet shumë nga Barcelona është Zhao Pedro....